Poezi nga Fatos Arapi

Poezi nga Fatos Arapi

 

Mos eja ne ëndërr, e paenderrta ime

Nuk je Safua me zemër të brishtë.-
Ngopur me vdekjen e dashurisë
gjer në grykë, jam!
Edhe në gjumin e vdekjes
trembem nga britma ime
për ty.

Mos eja ne ëndërr, e paenderrta ime.
Mos e bej shakanë e mbrëmshme.

Si ta duroj ditën,
që më sheh me sy ëndrre?