Falë evoluimit, disa specie kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme. Disa prej tyre mund të bëjnë ngjyra paralajmëruese kur shohin grabitqarë, ndërsa të tjerat mund të falsifikojnë identitetin e tyre.

Meqë jemi te vetmbrojtja, le të mësojmë më shumë për këtë krijesë që ka gjetur një mënyrë unike për t’u ‘fshehur’.

1.Kamuflohet vetvetiu si gjethe

Emri i vërtetë i kësaj fluture është Kallima inachus, por jo befasisht njihet si flutura me gjethe të ngordhura. Kjo flutur jeton në Azinë tropikale dhe jeton në pyjet e Indisë, ku përzihet me gjethe të ngordhura gjatë sezonës së thatë. Flutura e gjetheve ka një mekanizëm tërheqës mbrojtës për ta mbrojtur atë nga grabitqarët.

2.Në varësi të sezonës, shfaqin modelet shumëngjyrëshe

Për shkak të një dukurie të njohur si polifenizëm, fluturat e gjetheve të ngordhura kanë forma specifike sezonale.

3.Papritmas mund të shndërrohet në gjethe të ngordhur

Krahët janë ngjyrë kafe e çelët me një rregullim të venave të gjetheve shumë të ngjashme me atë të lulëzimit të drurit. Kur krahët e tyre janë të mbyllur, speciet duken saktësisht si gjethe të thata vjeshte, duke iu dhënë atyre një nga kamuflazhet më të mira që mund ta kërkonin ndonjëherë.

4.Krahët e tyre janë të përgatitur mirë për të fluturuar

Armiqtë e tyre janë zogjtë, milingonat, merimangat dhe grerëzat. Por duke qenë se fluturojnë larg, mund të mbulojnë distanca të gjata.

Pjesa e sipërme e krahëve të fluturës indiane tregon disa ngjyra si blu, kafe e errët, e bardhë dhe portokalli, ndonjëherë në vija diagonale përgjatë krahëve të përparmë. Kështu kafshët me krahë mund ta gjejnë lehtësisht një flutur kur fluturon. Por kur krahët e saj janë të mbyllur, është një histori krejt tjetër./21Media