Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot bëri të ditur për kujdes të shtuar, pas konfirmimit të vdekjes së katër personave, që ishin të prekur dhe Covid-19 si dhe 418 rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit.

IKSHPK përmes një postimi bëri thirrje që të mos lejohet mbyllja e të gjithëve shkaku i pakujdesisë së disa personave.

“Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Mos e nënvlerësoni virusin! Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale. Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA!”, bëri të ditur IKSHPK.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë lëvizjeve dhe aktiviteteve, bëri të ditur IKSHPK se e shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve

“Apelojmë te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. nspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin Anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.”, informoi tutje IKSHPK./21Media

TË DASHUR QYTETARË!

MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!

KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, October 30, 2020