Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, paralajmëroi fansat për bashkëpunim e saj me këngëtarin e njohur Yll Limani.

“Mos shko” mban titullin kënga dhe këtë e ka bërë të ditur Dafina përmes një video në Instagram.

Dafina në postim ka etiketuar producentin Rzon dhe reperin Elinel, me të cilët kanë bashkëpunuar për këtë këngë.

Ndryshe “Zili Zili” është projekti i fundit muzikor që Dafina ka publikuar më 22 tetor. Deri tani kënga ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube.

Ndërsa “Leje” titullohet projekti i fundit muzikor nga Yll Limani. Kënga e publikuar më 26 nëntor deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime./21Media