Pasiviteti i fëmijëve

Pasiviteti i fëmijëve

Katër në pesë fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç në të gjithë botën nuk bëjnë mjaftueshëm ushtrime fizike.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se shëndeti i fëmijëve po dëmtohet, si dhe zhvillimi i trurit apo aftësitë e tyre sociale. Mosplotësimi i orëve të rekomanduara të ushtrimeve fizike në ditë është problem universal në vendet e pasura dhe të varfra.

Synimi është të bëhet minimumi 60 minuta ushtrime në ditë si vrapim, ecje me biçikletë, not, futboll dhe gjimnastik.

Sipas studimit të OBH, 81% e adoleshentëve nuk arrijnë të bëjnë të paktën 1 orë aktivitet fizik në ditë kjo sipas të dhënave të sondazhit të 1.6 milionë studentëve në 146 vende të botës.

Gjetjet janë shqetësuese sepse aktiviteti fizik është i lidhur me funksionimin më të mirë të zemrës dhe frymëmarrjes, shëndetin mendor dhe aktivitetin njohës, që sjellin implikime në të mësuarit e studentëve./21Media