Mosfunksionimi i E-kiosqeve, MPJ thotë se puna ka mbetur te IT e komunave

Komuna e Prishtinës dje njoftoi për mosfunksionimin e E-kiosqeve, duke thënë se nuk është problem që po përballet vetëm kjo komunë po gjithë vendi si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Duke u kërkuar falje qytetarve për radhët e pritjes në sportele nga Komuna e Prishtinës thanë se nuk e ka në kompetencë për të ndërmarrë veprime për zgjidhjen e këtij problemi.
Lidhur me këtë nga Ministria e Punëve të Brendshme për portalin rtv21.tv thanë se ndryshimi në certifikata është bërë për arsye të sigurisë.
“Me qëllim të rritjes së sigurisë së të dhënave dhe evidentimit të saktë se cila e-kioske e ka lëshuar certifikatën, si dhe gjithashtu pas futjes në zbatim të udhëzimit të ri administrativ të gjendjes civile për (UA (MPB) Nr.01/2022 për Dokumentet e Gjendjes Civile) është vendosur që komunikimi në mes të ARC-së dhe e-kioskave që janë përgjegjësi e Komunave përkatëse të realizohet duke përdorur platformën GG (Government Gateway) të ASHI.”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.
Megjithatë kjo ministri thotë se për realizmin e shërbimeve tani në dorë punën e kanë IT e komunave.
“Nga ARC janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme dhe sipas informacioneve që kemi gjithashtu edhe nga ASHI është realizuar pako për ofrimin e këtij shërbimi përmes GG dhe tani ka mbetur që TI e komunave përkatëse të bejë instalimin e certifikatave të sigurisë përmes së cilave bëhet e mundur realizimi i shërbimeve në mënyrë efektive, të sigurt dhe pa gabime.”, thuhet në përgjigjen e MPJ./21Media
 

Back to top button