16 raste me koronavirus në Kosovë

16 raste me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në 16 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se të prekurit janë nga mosha 5-70 vjeç.

“Nga data 13.03.2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri sot me 17.03.2020 gjithsej gjashtëmbëdhjetë raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS -CoV-2: Rastet janë 7 raste nga fshati Stubëll e epërme – Vitisë, 4 raste nga komuna e Malishevës dhe me nga një rast komuna e Klinës, Prizrenit, Podujevës, Obiliqit dhe Prishtinës. Shtatë prej tyre raste të importuara tashmë nga vendet që raportojnë për qarkullim të COVID -19. Tetë prej tyre të gjinisë femërore dhe tetë mashkullore, rastet janë të grup-moshave 5 – 14 (2 raste), 15-24 (2 raste), 25 – 34 (3 raste), 35 – 44 (4 raste), 45 – 54 (2 raste), 55 – 64 (1 rast ) dhe mbi 70 vjeç (2 raste).”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Klinikën Infektive janë të shtrirë vetëm dhjetë prej tyre, meqë gjashtë të tjerë janë lëshuar në shtëpitë e tyre me udhëzimet e mjekëve.

Infektologu Valbon Krasniqi ka bërë të ditur se gjendja e tyre është stabile, përveç një 77-vjeçari i cili kohë pas kohe ka nevojë për oksigjeno-terapi./21Media