Moska paralajmëron përgjigje ndaj vendimit të Shqipërisë për shpalljen “non grata” të një diplomati rus.

Ky është një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare është shprehur zv.minsitri i jashtëm Rus, Alexandër Grushko.

“Dëbimi i diplomatit rus ëhstë një hap jo cilësor dhe nuk do të mbetet pa përgjigje”, është shprehur Grushko për mediat ruse.

Diplomati Alexey Krivosheev është shpallur “non grata” pasi ka shkelur masat anti-Covid, ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Tashmë, diplomatit do t’i duhet që me detyrim të largohet në më pak se 72 orë./oranews