Një mosmarrëveshje mes disa personave ka ndodhur sot në ndërtesën e Postës së Kosovës.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ani pse në përgjigjen e saj nuk e ka konkretizuar se sa persona kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka njoftuar Ahmeti./21Media