Moti paradite në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohet. Do të fryjë  erë kryesisht mesatare, vende-vende e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në  Shkup, mot i ndryshueshëm, në gjysmën  e dytë të ditës vranësira do të zvogëlohet. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 20.

Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Gjatë fundjavës dhe të hënën  do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor dhe do jetë dukshëm më ngrohtë./TV21