Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javë së ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e marte parashihen të sjellin shi, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje shiu dhe bore.

“Kjo situatë e përkohshme meteorologjike nuk do të ndikoj në uljen rapide të temperaturave, meqë nga dita e enjte sërish do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira, për shkak të prezencës së elementeve meteorologjike. Indeksi UV ditën e hënë, të enjten dhe gjatë vikendit mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, njofton IHMK./21Media