Mot i vranët dhe me riga shiu

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Vende-vende pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave të dendura të cilat do të jenë prezent pothuaj në gjithë territorin.
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare./21Media

Back to top button