Kaloni te përmbajtja kryesore

Mot i vranët e me borë

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku priten edhe reshje lokale bore gjatë orëve të mëngjesit, kryesisht në sasi të pakta. Pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më të pakta do të jenë në Rrafshin e Kosovës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-44 km/h.

Temperaturat pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 4 gradë Celsius./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button