Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i njëjtë, vranët e me intervale me diell.

Kurse, në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, bëhet e ditur në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media