Në Maqedoninë e Veriut moti parashihet të jetë me diell, me vranësira të vogla lokale. Pasdite do të fryjë erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit edhe erë veriore. Gjatë natës vranësirat nga veriu do të rriten, ndërsa era plotësisht do të përforcohet.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri 17 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, me erë të matur deri të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.

Nën ndikim të depërtimit të masës së ftohtë ajrore të shtunën do të fryjë erë e fuqishme veriore, ndërsa në male në veri do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Temperatura ditore dukshëm do të zvogëlohet. Nga e diela vazhdon moti stabil me temperatura të mëngjesit dukshëm më të ulëta, të cilat në pjesën më të madhe të vendit do të zbresin nën -5 gradë Celsius./TV21