Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike të qëndrueshme. Sipas IHK-së, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimet e ndryshme.”, thuhet në njoftimin e IHK-së./21Media