Ditën e parë të javës pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore pritet të ketë edhe reshje bore. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Gjithashtu edhe të marten do mbajë mot i ngjashëm, ndërsa të mërkurën dhe enjten priten ngritje të vlerave maksimale.

Sipas, IHMK-së, në vikend do ketë gritje e temperaturave, ku ato minimalet do lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius dhe maksimalet 5-17 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./21Media