Kjo e shtunë në Shqipëri do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm ku në orët e para të ditës zonat perëndimore të jenë me kthjellime.

Por në vijim do të shfaqen vranësira në vend ku në zonat veriore dhe verilindore të ketë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, ndërsa pasdite do të rriten duke luhatur vlerat nga 12 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë.