Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur në verilindje dhe juglindje shfaqen vranësira kalimtare, por pa shi. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15 gradë Celsius deri në 37 gradë Celsius.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.