Moti në Shqipëri sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell, por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 3 gradë në 12 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 9 gradë në 18 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 11 në 21 gradë Celsius.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë./21Media