Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët, por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu. Java e ardhshme do të vijë me ulje temperaturash.

Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03 në 13 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 10 në 20 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 13 në 22 gradë Celsius.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.