Dita e sotme në Shqipëri ka nisur me mot të nxehtë dhe me stuhi. Sipas Meteoalb kthjellimet do të jenë të dukshme në pjesën e pare të ditës. Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat e lehta do të shfaqen në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga 9°C deri në 34°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 4 ballë.