Sot në Kosovë, parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Vranësirat do të jenë më të theksuara në pjesën e parë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen në mes 6 e 13 rade Celsius.

Ndërsa, nesër pritet kthjellim i motit dhe ngritje e lehtë e temperaturave, të cilat do të sillen ne mes 6 e 17 grade Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, fundjava do të jetë e ndarë në dysh. Të shtunën parashihet që moti të jetë kryesisht i kthjellët, kurse, në të dielën, pritet të keë vranësira të pjesëshme, të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes 8 e 9 grade Celsius, kurse, maksimalet në mes 21 e 24 gradë Celsius./21Media