Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Edhe dita e mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato mbesin konstante me ditët paraprake. Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit!”, njofton IHMK./21Media