Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull të radiacionit, për shkak të kthjellimeve dhe rënies së temperaturave minimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s./21Media