Moti për dy ditët e ardhshme
8 Dhjetor 2020
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.
Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./21Media