Moti për javën e ardhshme

Vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik

Dita e hënë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të jetë e freskët ku temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius dhe në shumë vende parashihet të ketë reshje shiu, kurse tutje deri të premten sërish nxehtë por jo si java që po e lëmë.

Temperaturat maksimale nga dita e martë deri të premten parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Gjatë vikendit do të krijohen kushte dhe mundësi për reshje.

Back to top button