Fundjava me diell

Fundjava me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dy ditët e vikendit do të jenë kryesisht me temperatura të larta, përveç se të shtunën vende- vende mund të ketë riga të dobëta të shiut.

“Të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.”, thuhet në komunikatën ne IHMK-së.

Sa i përket javës së ardhshme IHMK bën të ditur se temperaturat do të ulën.

“Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave.”, përfundon njoftimi./21Media