​Moti sot

Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë, transmeton KosovaPress.

Kushtet e tilla meteorologjike do të vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme gjatë ditës, duke ndikuar në freski dhe lagështi në territorin e vendit.

Back to top button