Moti sot

Sipas Institutit sot nuk parashihet të ketë reshje të shiut

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s./21Media

Back to top button