Sipas parashikimeve të meteorologëve, sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Dita do të fillojë me vranësira të pjesëshme, të cilat gradualisht do të marrin karakter zhvillimi dhe mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen në mes 11 e 22 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, pritet që dita të fillojë me vranësira, por që do të jenë më të dendura dhe pritet te sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen në mes 11 e 20 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, parashihet të ketë vranësira të pjesëshme, kurse temperaturat do te sillen në mes 12 e 24 gradë Celsius./21Media