Mot i vranët e me shi

Mot i vranët e me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.

“Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryn erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e institutit./21Media