Sot dhe nesër në vendin tonë prite të ketë përmirësim të motit.

Vranësirat do të zhvendosen drejt lindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./21Media