Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.

Sipas parashikimeve të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Dita e shtunë parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s./21Media