Dita sot në vendin tonë do të fillojë me vranësira të pjesëshme, të cilat gradualisht do të tërhiqen, kështu sipas parashikimeve metorologjike, pjesa më e madhe e ditës do të kalojë me mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat, krahasuar me ditë më parë do të shënojnë ngritje, ato do të sillen në mes 10 e 23 gradë Celsius.

Nesër, në Kosovë pritet të ketë mot vranësira të pjesëshme, të cilat në orët e pasdites do të jenë më të theksuara dhe mund te sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të jenë të peraferta me të sotshmet, ato do te sillen në mes 11 e 22 gradë Celsius./21Media