Moti sot kryesisht i vranët

Sot në Kosovë parashihet mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 – 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 – 6 gradë Celsius.
Të martën, mot kryesisht i ngjashëm, i vranët, por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 -0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Të enjten, parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius
Të premten, mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius./21Media 

Back to top button