Moti sot me reshje shiu e shqote
10 Mars 2020
Mot i vranët e me reshje
Mot i vranët e me reshje
Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë mot me vranësira të cilat kohë pas kohe mund të sjellin reshje shiu e që vend-vende mund të kalojnë edhe në reshje shqote. Reshjet do të jenë më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të sillën në mes 0 e 6 gradë Celsius.
Nesër, parashihet të ketë më pak vranësira e njëherasi, më pak gjase për reshje. Temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme, ato do të sillën në mes 1 e 12 gradë Celsius, shkruan 21Media.
Masat ajrore me presion të ulët atmosferik, gradualisht janë duke u tërëhequr nga rajoni ynë, kështu në pjesën e dytë të javës, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe pa reshje.
Temperaturat e mëngjesit do te sillën në mes 1 e 5 gradë Celsius, kurse ato maksimale mund të arrijnë deri në 19 gradë Celsius./21Media