Do të ketë edhe reshje shiu

Do të ketë edhe reshje shiu

Moti në Shqipëri sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në Veri.

Lokalisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në mesditë përfshijnë edhe pjesën qendrore dhe juglindore, ndërsa në jugperëndim me karakter lokal.

Pasdite parashikohet ndërprerja e reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim do të vijojnë me intensitet të ulët. Mjegullinë lokale pranë luginave.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/21 Re shi
Kukës 11/22 Re shi
Lezhë 10/22 Re shi
Dibër 12/21 Re shi
Durrës 14/21 Re shi
Tiranë 14/22 Re shi
Elbasan 12/23 Re shi
Berat 10/22 Re shi
Vlorë 11/21 Re shi
Korçë 8/19 Re shi
Gjirokastër 9/23 Re shi
Sarandë 14/19 Re shi