Sot në Shqipëri moti parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale kthjellimesh.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën veriore e qendrore. Përkohësisht në mesditë në veri, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim mesatare dhe e vrullshme në bregdet e pasuar nga një valëzim i forcë 4 ballë.