Moti sot në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash, kryesisht prej orëve të mesditës.

Në veri parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mesditës deri pasdite, shiu do të jetë në formën e shtrëngatave me rrufe. Ndërsa në zonën e bregdeti qendror e jugor nuk do të ketë reshje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek, në brigjet e Jonit prej orëve të mesditës, era do të fitojë shpejtësi deri 20 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.