Këngëtarja me origjinë nga Kosova e që gëzon famë botërore, Rita Ora asnjëherë nuk i ka harruar rrënjet e saj.

Madje me krenari shumë herë në paraqitjet publike e ka bërë të ditur se është shqiptare, shkruan portali rtv21.tv

Edhe kësaj radhë në urimin për vëllain e saj me rastin e ditëlindjes, bjondja bukuroshe iu khtye origjinës.

Rita në rrjetet sociale publikoi një video kur ajo dhe vëllai Doni ishin të vegjël. Ai mban të veshur kostumet kombëtare.

“Gëzuar ditëlindjen DON! Është dita jote sot vëllai i vogël Të dua, je kaq qesharak, i zgjuar dhe i lezetshëm dhe nuk besoj se je 23 vjeç! Ende ndihem sikur je e vogël”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)