Motra e Almeda Abazit e fejuar me basketbollistin nga Kosova
26 Shtator 2019
Ilda zemrën ia fali djalit nga Kosova
Ilda zemrën ia fali djalit nga Kosova
Aktorja, modelja tanimë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Almeda Abazi në vitin 2017 është martuar me aktorin e nkohur Turk, Tolgahan Syisman, por motra e saj Ilda zemrën ia fali një djalit nga Kosova.
Ilda tash e sa vite është në lidhje me basketbollistin nga Kosova, Kenan Sipahi, shkruan rtv21.tv
Lidhjen e tyre çifti në vitin 2018 e kurorëzuan me fejesë, ku kishin organizuar një ceremoni me familjarët e tyre.
Basketbollisti kosovar është 24 vjeçar, dhe bashkë me familjen e tij ka kohë që jetojnë në Turqi.
Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan janë duke qëndruar në Kosovë, që nga dita e djeshme. Tolgahan Sayisman në Kosovë është ftuar nga Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi me të cilin është takuar dje. /21Media