Shkak i sulmit ishte një mosmarrëveshje

Shkak i sulmit ishte një mosmarrëveshje

Një rast i dhunës familjare është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje viktima është sulmuar fizikisht nga motra e tij.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar nė procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur më 7 mars në Gjakovë.

I biri e kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

Policia ka njoftuar se viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes./21Media