Dhuratë artistike

Dhuratë artistike

Një kuti e pazakontë, brenda së cilës të vendosura kuti të tjera të madhësive të ndryshme, të mbushura me çokollata, është dhurata për datëlindjeje që e krijoi gjermania Natasha Schuler për vëllain e saj, me rastin e 33 vjetorit të lindjes së tij, shkruan rtv21.tv

Për ta bërë dhuratën sa më interesante, shohim se ajo në një kuti të madhe futi kuti të madhësive të ndryshme, të cilat me të hapur, nxjerrin në pah vargun e çokollatave, numri i të cilave arrin në 67.

Ajo që e bën këtë dhuratë akoma më të veçantë, veç dukjes së saj, është se kutitë e mbushura me çokollata Natasha i krijoi në mënyrë artistike, me dashurinë më të madhe për vëllain e saj.

Dashuria për vëllain është e madhe, ka thënë Natasha në një deklaratë, dhe ajo  beson se çdo vajzë do me zemër vëllain e saj.

Kutia e pazakontë me 67 çokollata të vendosura në kuti të madhësive të ndryshme, deri në atë më të vogël, po tërheqë vëmendje nga ana e dashamirëve të mediave sociale rreth botës të cilët mahnitën nga mënyra artistike e krijimit të saj, por edhe nga dashuria që ka shprehur kjo motër për të vëllain./21Media