Motrat Kardashian kanë fituar 150 milionë dollarë

Motrat Kardashian kanë fituar 150 milionë dollarë

Kur bëhet fjalë për show-n e tyre, që ka nisur para pesë vjetësh, askush nuk ka pritur se do të zhvillohet deri në këto përmasa.

Qëkur show i tyre ka nisur të shfaqet, anëtarët e familjes Kardashian janë ndër më të njohurit në botë.

Xhirimi i show-t u ka hapur dyer të shumta në shou biznes, duke marrë parasysh fitimet e mëdha që u ka sjellë show.

Në fakt, familja ka arritur edhe një marrëveshje të madhe prej 150 milionë dollarësh dhe ka vazhduar marrëveshjen me shtëpinë televizive E!, e cila transmeton emisionin për jetën e tyre.

Xhirimi i sezonit të 15-të ka nisur tashmë. Publiku është kureshtar të di detajet rreth shtatzënisë së Kim, ndërsa nëna thuhet se do të bëhen edhe Khloe e Kylie.

Se, çfarë do të ndodhë më tej, pritet të shohim.