Motrat Kardashian shkëlqejnë në tapetin e kuq
11 Nëntor 2019
Kim, Khloe e Kourtney sërish marrin vëmendjen e të gjithëve
Kim, Khloe e Kourtney sërish marrin vëmendjen e të gjithëve
Motrat Kardashian kanë shkëlqyer në tapetin e kuq në “People Choice Awards” në Los Angeles.
39-vjeçarja Kim i la të gjithë pa fjalë teksa zbuloi format e saj bombastike me një fustan gjarpri nga “Versace”. Nga ana tjetër Kourtney kishte veshur një kostum të ndritshëm ngjyrë të zezë me gurë argjendi, ku mbante veshur vetëm një palë reçipeta, ndërsa Khloe kishte veshur një fustan të pastër elegant me një çarë të lartë.
Përkrah tri vajzave bukuroshe ishte edhe mamaja e tyre, Kris Jenner, e cila dukej mjaft elegante me kostumin e zi që kishte zgjedhur për atë mbrëmje.
Kujtojmë se motrat Kardashian janë të njohura fal skandaleve të shumta dhe serialit “Keeping up with the Kardashians”./21Media