Ato janë mjaft të njohura dhe të dashura nga publiku shqiptar. Me zërin dhe paraqitjet mbresëlënëse, këngëtaret nga Shqipëria kanë rrëmbyer zemrën e publikut.

Bëhet fjalë për këngëtaret simpatike, Greta dhe Eni Koçi, të cilat përveç angazhimeve në karrierë, mjaft aktive tregohen edhe në rrjete sociale. E kur jemi te këto të fundit, motrat Koçi sot kanë publikuar nga një imazh të bukur në instagram, teksa kanë marrë komente dhe pëlqime të shumta, shkruan rtv21.tv

Çka bie në sy te imazhet e artisteve është forma e mirë trupore e tyre. Me flokë të lëshuara dhe të veshura me veshje sportive, këngëtaret duken tejet bukur në fotografitë e fundit./21Media