Së shpejti kënga e re nga motrat Mustafa

Së shpejti kënga e re nga motrat Mustafa

Këngëtaret e dashura të estradës, motrat Mustafa po sjellin një këngë të veçantë për festën e 8 Marsit.

Kënga e cila pritet të publikohet për nder të ditës së gruas, do të publikohet edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Ilir Berani, për orkestrimin Xheni, kurse videoklipi është punuar nga EMF Creative.

Ky është projekti i parë i motrave Mustafa për këtë vit. Këngëtaret vitin e kaluar sollën disa projekte të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku. /21Media