Motrat Mustafa me urim të veçantë për nënën e tyre
20 Shtator 2020
Motrat Mustafa janë ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Me zërin e veçantë dhe stilin e tyre, ato janë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës popullore.
Sot për familjen Mustafa është ditë e veçantë, pasi që nëna dhe motra e tyre Kumrija sot festojnë ditëlindjet.
Safetja dhe Sahidja përmes Instagramit të tyre të përbashkët kanë zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar nënën dhe motrën e tyre.
Në këtë urim ato kanë shkruar edhe disa vargje të këngës “Qika e nanës”, pjesë e së cilit është edhe nëna e tyre.
Kujtojmë që, vitin e kaluar tetë Motrat Mustafa kanë publikuar projektin “Qika e nanës”, pjesë e së cilit është edhe nëna e tyre. Ndërkohë, projekti deri tani në Youtube ka 16 milionë klikime./21Media