Motrat Tahiri befasojnë me pamjen
19 Janar 2021
Artistja shqiptare, Adelina Tahiri është një nga emrat e dashur nga publiku. Përveç zërit dhe paraqitjeve, me anë të të cilave ka rrëmbyer zemrën e publikut, ajo shquhet edhe për bukurinë.
Sikurse artistët e tjerë, edhe Tahiri po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon pamje të shumta nga përditshmëria e saj. Për dallim prej herave të tjera, artistja së fundmi ka publikuar dy imazhe tejet të bukura, në të cilat shihet me motrën e saj, Dianën, shkruan rtv21.tv
Të veshura njësoj dhe të rregulluara mjaft bukur, motrat Tahiri përveç që duken për mrekulli në imazhet e fundit, ato janë edhe shumë të ngjashme.
Në fotot e publikuara në instagram, Adelina po merr komente dhe pëlqime të shumta.
Kujtojmë që, motra e Adelinës, Diana Tahiri është këngëtare./21Media